Flamurtari zyrtarizon përforcimin e 11-të, Oltijon Kërnaja merr mbrojtësin me vlerë 125 mijë euro

Flamurtari ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Filip Boshkovskit. Mbrojtësi i djathtë është futbollisti më i ri i skuadrës vlonjate, pasi marrëveshja ishte raportuar nga “Newsport.al” pak orë më parë, në çastin kur u hodh firma.

25-vjeçari konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të ekipit të drejtuar nga Oltijon Kërnaja. Futbollisti maqedonas mbërrin në Vlorë si lojtar i lirë, pas eksperiencës së sezonit të fundit me Pelister Bitolan. Sipas “Transfermarkt”, Boshkovski vlerësohet 125 mijë euro.

Të lidhura

None found

Me këtë afrim, trajneri tropojan shton alternativat në një tjetër repart përpara nisjes së sezonit të ri në Kategorinë e Parë. Flamurtari synon që në edicionin pasardhës të rikthehet në Superiore, ndërsa Boshkovski bëhet transferimi i 11-të i realizuar nga klubi vlonjat gjatë merkatos së verës.

NJOFTIMI:

ZYRTARE | Filip Boshkovski bëhet pjesë e Flamurtari F.C.!

Flamurtari F.C. prezanton me kënaqësi përforcimin më të fundit të skuadrës. Mbrojtësi i djathtë Filip Boshkovski i bashkohet ekipit për sezonin e ri.

Datëlindja: 28 Tetor 2000

Kombësia: Maqedonia e Veriut

Gjatësia: 1.79 m

Pozicioni: Mbrojtës i djathtë

Mirë se vjen në familjen kuqezi, Filip!


Shtuar 2.08.2026 20:16

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio