Olti Hyseni debuton me gol vendimtar dhe i siguron Brondbyt fitoren

Aventura e Olti Hysenit te Brondby IF ka nisur në mënyrë ideale, pasi talenti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës që në paraqitjen e tij të parë me skuadrën daneze.

Sulmuesi 19-vjeçar realizoi golin e vetëm në triumfin 1:0 ndaj Viborgut, duke i dhuruar Brondbyt tri pikët e para në sezonin e ri.

Të lidhura

None found

Hyseni iu bashkua Brondbyt këtë verë pas transferimit nga Sonderjyske. Klubi pagoi 2.7 milionë euro për kartonin e tij, shifër që e bëri këtë lëvizje shitjen më të kushtueshme në historinë e Sonderjyske.

Futbollisti shqiptar ka firmosur një marrëveshje afatgjatë, e cila do ta mbajë te Brondby deri në verën e vitit 2031.

I aktivizuar kryesisht në krahun e majtë të repartit ofensiv, Hyseni vlerësohet si një nga talentet më premtuese të futbollit skandinav. Ai kishte tërhequr vëmendjen me paraqitjet për Sonderjyske, ndërsa kapitullin e ri e hapi me një gol vendimtar.

Rrjeta kundër Viborgut ishte e para për të me fanellën e Brondbyt dhe tregoi menjëherë cilësitë e tij, duke përforcuar pritshmëritë e mëdha që janë krijuar rreth tij në futbollin danez.

Pas barazimit në sfidën hapëse, Brondby siguroi kështu fitoren e parë në kampionat për këtë sezon. Ndërkohë, Hyseni dha që në debutim shenja se mund të shndërrohet në një prej emrave më interesantë për t’u ndjekur në Danimarkë.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio