Pamjet e para nga vendi i aksidentit në Greqi tregojnë pasojat e rënda të rrëzimit të njërit prej dy helikopterëve zjarrfikës, të cilët u përplasën në ajër gjatë një operacioni për shuarjen e flakëve.
Të lidhura
None found
Në zonën ku ndodhi ngjarja shihen pjesë të mjetit ajror të shpërndara, duke dëshmuar për shkallën e madhe të shkatërrimit.

Informacionet paraprake tregojnë se të dy helikopterët ishin nisur nga aeroporti ushtarak i Eleusis dhe po merrnin pjesë në operacionin kundër zjarrit të madh në zonë.
Sipas të dhënave më të fundit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pilotët e të dy mjeteve ajrore janë shtetas rumunë, kurse koordinatorët e fluturimit janë grekë. Helikopterët ishin marrë me qira nga Departamenti i Zjarrfikësve dhe në secilin prej tyre ndodhej një ekuipazh me dy persona.
