Në kufirin Shqipëri-Kosovë është shënuar një tjetër rekord lëvizjesh gjatë sezonit turistik të verës.
Të lidhura
None found
Fluksi u regjistrua në fundjavën e parë të gushtit, periudhë në të cilën pritet edhe numri më i madh i pushuesve që udhëtojnë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar.
Të dhënat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin tregojnë se, më 1 dhe 2 gusht 2026, përmes Stacionit të Policisë Kufitare Morinë hynë në Republikën e Shqipërisë 18.329 automjete dhe 50.463 shtetas të Kosovës.
Lëvizje të shumta pati edhe në drejtimin e kundërt, me fluks të lartë në daljen nga Shqipëria drejt Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar Vërmicë.
