Bregu verilindor i Ishullit Verior në Zelandën e Re u godit mëngjesin e së dielës nga një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter, bëri të ditur Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Të lidhura
None found
Të dhënat e GFZ-së tregojnë se lëkundjet sizmike ndodhën në orën 08:35 me kohën lokale, ndërsa vatra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Ditët e fundit, në Zelandën e Re është vërejtur shtim i aktivitetit sizmik. Një ditë më herët, zona pranë Te Anau u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2, duke rritur shqetësimin për lëkundjet e njëpasnjëshme në vend.
Autoritetet nuk kanë njoftuar deri në këto momente për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e tërmetit të fundit.
