AEK-u i Athinës po kryeson me shifrat 3-0 në ndeshjen miqësore kundër St Truiden.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, është kthyer në protagonistin e këtij testi përgatitor të skuadrës greke, duke realizuar dy herë. Ai e gjeti rrjetën fillimisht në minutën e 7-të dhe më pas shënoi sërish në minutën e 18-të.
Të lidhura
None found
Kjo paraqitje përbën një moment mjaft pozitiv për futbollistin shqiptar, i cili po i trajton me seriozitet përgatitjet për sezonin e ri në Superligë. Shqipëria do të zbresë përsëri në fushë në shtator, kur do të zhvillojë ndeshjet e Ligës së Kombeve.
VIDEO E GOLIT:
