Shtatë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, bëri të ditur se në të njëjtën autostradë kanë ndodhur edhe dy aksidente të ndara, në një distancë prej rreth 500 metrash nga njëri-tjetri.
Policia dhe ekipet e emergjencës, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë transportuar të lënduarit për trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në këto aksidente, ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në autostradë.
