Mateo Çipi ka marrë vendimin për t’u larguar nga Partizani. Sipas informacioneve të Newsport.al, qendërmbrojtësi 22-vjeçar pritet t’i bashkohet Laçit, rivalit të të kuqve në Superiore, përmes formulës së huazimit.
Të lidhura
None found
Pavarësisht moshës së re, mbrojtësi ka qenë pjesë e disa klubeve, duke luajtur si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.
Në karrierën e tij figurojnë Sassuolo U18, NK Triglav, ND Bilje dhe Ternana U19. Transferimi te kurbinasit pritet t’i sigurojë Çipit më shumë minuta në fushë dhe një rol më të rëndësishëm brenda skuadrës.
