Në njoftimin zyrtar për arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i kërkuar ndërkombëtarisht për aferën e AKSHI-t, SPAK ka bërë të ditur edhe pasuritë me vlerë miliona euro që ai disponon në territorin francez.
Mes tyre është një kështjellë në departamentin Oise, e blerë për 2.6 mln euro.
Të lidhura
None found
Pamjet e publikuara paraqesin si mjediset e brendshme të kështjellës, ashtu edhe pjesën e jashtme të saj.
Prona ndodhet në komunën Berneuil-en-Bray, në departamentin Oise, afërsisht një orë larg Parisit. Kompleksi rrethohet nga një park dhe një gardh mbrojtës, ndërsa fasadat dhe çatitë kanë statusin e monumentit historik nën mbrojtjen e shtetit francez.
Nga hetimet janë evidentuar gjithashtu mbi 2 mln euro në llogari bankare, 2 apartamente dhe disa mjete motorike. Autoritetet franceze konfirmuan informacionin dhe identifikuan në Francë disa asete me origjinë kriminale, përfshirë llogaritë bankare me një vlerë të përgjithshme prej më shumë se dy milionë eurosh, dy apartamentet dhe kështjellën e blerë në Oise (60) për rreth 2.6 milion euro.
SPAK njoftoi se autoriteteve gjyqësore franceze u është përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, me synim sekuestrimin e këtyre pasurive dhe të çdo aseti tjetër që mund të zbulohet gjatë vijimit të hetimeve.
Ermal Beqiri u arrestua më 24 korrik 2026 nga autoritetet franceze, pasi me një avion të lehtë hyri në hapësirën ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-t, në Seine-Maritime. Ai u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it, në Somme.
Sipas sqarimit të mëhershëm të SPAK, gjykata franceze vendosi që Beqiri të qëndrojë në paraburgim për procedurat që lidhen me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.









Gjithashtu, Ermal Beqirit, i janë zbuluar mbi 2 mln euro në llogari bankare, 2 apartamente si dhe disa mjete motorike. Ai u arrestua na Francë ndërsa fluturonte me një avion mbi një central bërthamor.
Ndërsa SPAK në reagimin e tij zyrtar theksoi se këto pasuri të zbuluara do të sekuestrohen.
Kështjella ndodhet në komunën Berneuil-en-Bray, në departamentin Oise, rreth një orë larg Parisit. Kompleksi është i rrethuar nga park dhe gardh mbrojtës, ndërsa fasadat dhe çatitë gëzojnë statusin e monumentit historik të mbrojtur nga shteti francez.
“2 mln euro në llogari bankare, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente
“Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj.
Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.
Më datë 24 korrik 2026, biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë”, sqaroi SPAK në njoftim zyrtar të bërë më herët.
