Sulm me armë në restorantin “In-N-Out Burger” në SHBA, tre viktima dhe shtatë të plagosur

Tre persona mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë në një restorant të rrjetit “In-N-Out Burger” në Twin Falls, qytet në jug të shtetit Idaho, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Të lidhura

None found

Sulmi ndodhi pasditen e së shtunës, brenda një qendre tregtare të populluar, ku në çastin e ngjarjes gjendeshin qindra njerëz.

Autoritetet lokale njoftuan se, pas mbërritjes në vendin e të shtënave, policia gjeti në afërsi të restorantit trupin e personit që dyshohet se kreu sulmin. Deri tani nuk është sqaruar nëse ai është llogaritur në numrin e viktimave.

Zyrtarët bënë të ditur se disa nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë. Emrat dhe moshat e viktimave nuk janë publikuar ende, pasi autoritetet po njoftojnë fillimisht familjarët e tyre.

Dëshmitarët përshkruan skena paniku gjatë sulmit. Një 34-vjeçar deklaroi se pa një person të pajisur me një pushkë të tipit ‘AR’ teksa dilte nga zona e shërbimit me makinë. Sipas tij, një burrë tjetër reagoi duke qëlluar me pistoletë.

34-vjeçari tha gjithashtu se një punonjës i restorantit tërhoqi zvarrë një kolege, e cila ishte plagosur në gjoks, për ta nxjerrë nga hapësira e rrezikshme. Më pas, të dy qëndruan pranë saj derisa mbërritën ekipet e ndihmës së shpejtë.

Një grua tjetër, e pranishme në restorant bashkë me vajzat e saj, tregoi se krismat u dëgjuan nga zona e kuzhinës. Ajo tha se stafi u kërkoi klientëve të shtriheshin përtokë dhe, më pas, të dilnin sa më shpejt nga objekti.

Hetuesit po vazhdojnë të marrin dëshmitë e personave të pranishëm dhe të grumbullojnë prova për të përcaktuar të gjitha rrethanat e sulmit. Ende nuk është bërë e qartë nëse autori synonte persona të caktuar.


Shtuar 2.08.2026 10:53

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort