Me rastin e 50-vjetorit të koleksionit BMW Art Cars, BMW Welt në Mynih do të mirëpresë ekspozitën “BMW Art Cars – 20 Artists, 50 Years of Innovation. Reunited at BMW Welt”, e cila do të qëndrojë e hapur nga 29 korriku deri më 31 gusht 2026.
Të lidhura
None found
Kjo është hera e parë që të 20 veturat artistike të BMW-së, të cilësuara edhe si “skulptura mbi rrota”, paraqiten së bashku në të njëjtin ambient.
Njëherësh, kjo ekspozitë përmbyll turneun ndërkombëtar BMW Art Car World Tour, i cili përfshiu më shumë se 30 vende.
Historia e koleksionit daton në vitin 1975, kur artisti Alexander Calder realizoi pikturimin e një BMW 3.0 CSL për garën 24 Orët e Le Mans.
Në vitet që pasuan, modele të ndryshme të BMW-së u kthyen në krijime artistike nga emra të njohur, ndër të cilët Andy Warhol, Roy Lichtenstein, David Hockney, Jeff Koons, Olafur Eliasson dhe Julie Mehretu. Kjo e fundit është autorja e veturës më të re artistike, e ndërtuar mbi bazën e BMW M Hybrid V8.
