VIDEO/ Kamion me eksploziv shpërthen pranë policisë në Kolumbi, plagosen 14 persona

Një kamion i ngarkuar me eksploziv ka shpërthyer pranë një stacioni policie në Cucuta, qytet kolumbian pranë kufirit me Venezuelën, duke lënë 14 persona të plagosur. Sulmi ndodhi vetëm pak ditë përpara se presidenti i zgjedhur i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, të marrë mandatin.

Autoritetet kolumbiane raportuan se mes të plagosurve janë 11 efektivë policie dhe tre civilë. Guvernatori i departamentit Norte de Santander, William Villamizar, njoftoi se dy nga policët janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetën.

Të lidhura

None found

Përgjegjësia për sulmin i është atribuuar nga qeveria në Bogota Ushtrisë Nacionalçlirimtare (ELN), e cila konsiderohet grupi më i madh gueril ende aktiv në Kolumbi. Ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, i quajti autorët “narkoterroristë”, ndërsa shpalli një shpërblim prej më shumë se 64 mijë dollarësh për të dhënat që mundësojnë arrestimin e tyre.

Abelardo de la Espriella e dënoi me forcë shpërthimin, të cilin e përshkroi si një “akt të tmerrshëm dhe të dhunshëm”. Presidenti i zgjedhur tha se Kolumbia nuk do të trembet nga terrorizmi dhe u zotua se lufta ndaj grupeve të armatosura do të vazhdojë.

Sulmi u dënua gjithashtu nga Kombet e Bashkuara, të cilat vunë në dukje se ngjarja ka shkaktuar frikë dhe pasiguri mes banorëve të zonës.

Ngjarja vjen në një moment të ngarkuar politik, teksa De la Espriella pritet të marrë detyrën më 7 gusht. Ai do të pasojë Gustavo Petron, presidentin e parë të majtë në historinë e Kolumbisë.

Presidenti i ardhshëm ka njoftuar se synon t’u japë fund negociatave të paqes me grupet e armatosura, proces i nisur gjatë administratës së Petros. Bisedimet me ELN-në u pezulluan në janar të vitit 2025, pasi organizata guerile ndërmori një ofensivë në verilindje të vendit, gjatë së cilës u vranë mbi 100 persona.

De la Espriella është zotuar të intensifikojë përballjen me guerilët dhe organizatat e trafikut të drogës. Sipas tij, kjo luftë do të zhvillohet me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe në bashkëpunim me Izraelin.

Shqetësimet për sigurinë kanë bërë që ceremonia e inaugurimit të mos mbahet në Bogota, por të zhvendoset në qytetin Cali. Për garantimin e sigurisë në tokë, ajër dhe det do të mobilizohen rreth 11 mijë ushtarë dhe policë.

Gjatë fushatës elektorale, Kolumbia u përfshi nga një valë e re dhune politike, e shoqëruar me shpërthime bombash, përdorimin e dronëve të pajisur me eksploziv dhe sulme kundër forcave të sigurisë. De la Espriella ka pohuar disa herë se ekzistojnë plane për ta vrarë atë.

Në të njëjtën kohë, presidenti në largim Gustavo Petro po zhvillon një vizitë në Kubë. Deri tani, ai nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me sulmin.


Shtuar 2.08.2026 09:41

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort