Tensionet SHBA-Iran, Trump pezullon sulmet për t’i hapur rrugë diplomacisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka hequr dorë nga sulmet e parashikuara kundër Iranit, me kusht që palët të arrijnë brenda një kohe të shkurtër një marrëveshje.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Truth Social, Trump bëri të ditur se vendimi është marrë në bashkërendim me Izraelin. Sipas tij, pezullimi synon t’i japë diplomacisë një mundësi për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se marrëveshja duhet të parashikojë hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, si dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian. Ai theksoi se SHBA-ja vazhdon të jetë ushtarakisht e gatshme, por ka zgjedhur të ndalë sulmet për t’i lënë hapësirë procesit negociues.

Qëndrimi i Trump u bë publik ndërsa mediat amerikane raportonin se Uashingtoni po merrte në konsideratë kryerjen e sulmeve të tjera ndaj objektivave në Iran gjatë fundjavës.

Teherani, deri tani, nuk i është përgjigjur deklaratës së presidentit amerikan. Më herët, autoritetet iraniane kishin paralajmëruar se çdo vend që do të bashkëpunonte me SHBA-në në një sulm do të përballej me pasoja të rënda.

Në të njëjtën kohë, autoritetet e SHBA-së u kanë kërkuar qytetarëve amerikanë që ndodhen në Lindjen e Mesme të shtojnë vigjilencën. Ata janë këshilluar gjithashtu të përgatiten për pengesa në udhëtime dhe për mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore, nëse situata përshkallëzohet.


Shtuar 2.08.2026 08:46

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort