Cody Gakpo vazhdon të jetë në radarin e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të verës, por Liverpooli ka përcaktuar një çmim të konsiderueshëm për sulmuesin holandez.
Të lidhura
None found
Anfield Watch raporton se drejtuesit e klubit nga Anfield kërkojnë rreth 72 milionë funte për lojtarin, i cili mbetet mes objektivave të skuadrës londineze.
Vlerësimi i “The Reds” lidhet edhe me transferimin e Anthony Gordon te Barcelona për 69 milionë funte. Liverpooli argumenton se Gakpo ka më shumë përvojë dhe tashmë i ka dëshmuar aftësitë e tij në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Emri i holandezit është përmendur si një mundësi për Tottenhamin prej javësh, madje edhe muajsh. Megjithatë, kërkesa e lartë financiare e Liverpoolit ka bërë që ai të humbasë terren në renditjen e prioriteteve të Spurs.
Klubi londinez po zhvillon aktualisht bisedime me Manchester Cityn për transferimin e Savinhos, ndonëse mbetet e hapur mundësia që gjatë kësaj vere të përforcohet me dy futbollistë të krahut.
Tashmë pritet të mësohet nëse Tottenhami do të paraqesë një ofertë për Gakpon apo do ta përqendrojë vëmendjen te alternativa të tjera në merkato.
