Prokuroria në Pejë e pushon rastin ndaj Elbert Krasniqit: Nuk u gjetën prova për kanosje

Prokuroria Themelore në Pejë ka mbyllur procedurën ndaj ministrit në detyrë Elbert Krasniqi, e cila ishte hapur pas pretendimeve për kanosje, ka njoftuar avokati i tij, Artan Kastrati.

Të lidhura

None found

Sipas Kastratit, gjatë trajtimit të rastit nuk është siguruar asnjë provë që do të vërtetonte akuzat për kërcënim. Ai e ka mirëpritur vendimin e organit të akuzës.

“Mirëpres vendimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për mbyllje të rastit pasi gjatë procedurës nuk është gjetur asnjë provë e vetme apo dyshim i bazuar që do të mbështeste pretendimet e ngritura ndaj Ministrit Krasniqi kinse për “kanosje” ndaj personave te panjohur për Ministrin e të njohur nga organet e drejtësisë.

Ky epilog konfirmon atë që kemi deklaruar që nga fillimi: denoncimi ishte i pabazuar, tendencioz dhe i motivuar politikisht pak para zgjedhjeve, për me tepër Ministri ishte i shoqëruar nga familjarët ditën e ngjarjes. Sundimi i ligjit kërkon që çdo denoncim të mbështetet në prova, e jo në akuza pa bazë te cilat krijojnë pasiguri juridike!

Vendimi i Prokurorisë është një dëshmi se drejtësia duhet të mbështetet ekskluzivisht në fakte dhe prova, duke respektuar prezumimin e pafajësisë për çdo qytetar, pavarësisht pozitës publike, funksionit shtetëror apo përgjegjësive institucionale që ushtron.’’, ka thënë Kastrati.


Shtuar 1.08.2026 20:52

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort