Tre shkupjanë përfundojnë në pranga pasi u kapën duke kërkuar hua me letra fallco

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se tre shtetas nga Shkupi janë arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se kërkuan të siguronin një kredi bankare duke paraqitur dokumente të falsifikuara.

Të lidhura

None found

Aksioni u zhvillua më 29 korrik nga efektivët e SPB-së së Shkupit, përkatësisht Njësia për Krim Ekonomik dhe Krim Kompjuterik. Të ndaluarit janë I.T. (45 vjeç), S.T. (21 vjeç) dhe P.P. (29 vjeç), të cilët akuzohen për kryerjen e dy veprave penale: “falsifikim i dokumentit” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”.

Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari kryesor, I.T., bashkë me dy të tjerët, u paraqit në një bankë të kryeqytetit për të aplikuar për një shumë prej 900.000 denarësh. Për të finalizuar këtë operacion të paligjshëm, ai kishte në dorë një kartë identiteti të falsifikuar me të dhënat e një personi tjetër, së bashku me një dosje kreditore po ashtu fallco.

Arrestimi i tyre u krye në çastin kur punonjësit e bankës po verifikonin dokumentacionin e dyshimtë.

Pas ndalimit dhe në bashkëpunim me prokurorin publik kujdestar, të tre personat u sollën para gjyqtarit të procedurës paraprake për t’u njohur me masat e sigurisë.


Shtuar 1.08.2026 14:44

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort