Trabzonspor del hapur me ofertë për Salah dhe kërkon ta rrëmbejë nga Besiktasi

E ardhmja e Mohamed Salahut vazhdon të mbetet e paqartë, pasi egjiptiani i dha fund aventurës me Liverpoolin në përfundim të sezonit të kaluar. Gjatë qëndrimit të tij në klub, ai u shndërrua në një legjendë dhe në një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Fillimisht, Besiktasi zhvilloi bisedime me Salahun dhe palët arritën marrëveshje për një bashkëpunim dyvjeçar, nga i cili ai do të përfitonte 20 milionë euro. Megjithatë, klubi u tërhoq nga negociatat, duke i hapur rrugë Trabzonsporit që të përfshihej në garën për nënshkrimin e sulmuesit.

Të lidhura

None found

Mediat turke raportojnë se Trabzonspori e ka bërë publike ofertën për Salahun. Propozimi parashikon një pagë prej 17 milionë eurosh në vit, shumë që klubi e ka siguruar përmes sponsorëve.

Kontrata e ofruar është dyvjeçare, çka do t’i mundësonte futbollistit egjiptian të arkëtonte afro 34 milionë euro gjatë gjithë marrëveshjes.

Informacioni është transmetuar gjithashtu nga Santi Aouna, i konsideruar një burim i besueshëm nga Spanja, duke sinjalizuar se realizimi i marrëveshjes është shumë pranë.

Trabzonspori aktualisht nuk ka në përbërje një yll të mirëfilltë, ndaj synon që përmes kësaj lëvizjeje të konkurrojë në të njëjtin nivel me Galatasarayn dhe Fenerbahçen. Objektivi është edhe ndërprerja e dominimit katërvjeçar të Galatasarayt në kampionatin turk.

Salah u nda nga Liverpooli pas nëntë vitesh, periudhë gjatë së cilës zhvilloi 442 ndeshje, realizoi 257 gola dhe dha 123 asistime.

Në rolin e liderit dhe figurës kryesore të skuadrës, egjiptiani ndihmoi klubin nga Anfield të fitonte dy tituj të kampionit të Anglisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort