Majori Krenar Lahu, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Komandës dhe Shtabit në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, e cila renditet ndër institucionet më prestigjioze në botë për arsimim profesional ushtarak.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai njoftoi se gjatë programit, major Lahu ka zgjeruar njohuritë dhe ka zhvilluar më tej aftësitë në strategji, planifikim operacional, drejtim ushtarak, vendimmarrje dhe bashkëpunim shumëkombësh.
Të lidhura
None found
Sipas Maqedoncit, këto kompetenca ndikojnë drejtpërdrejt në avancimin e mëtejshëm dhe rritjen e profesionalizmit brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në postimin e tij të plotë, ministri ritheksoi se major Krenar Lahu ka diplomuar në Kursin e Komandës dhe Shtabit pranë Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, një prej qendrave më të njohura botërore të edukimit profesional ushtarak.
Ai nënvizoi se përvoja e fituar nga oficeri i FSK-së në planifikim operacional, udhëheqje ushtarake, strategji, vendimmarrje dhe bashkëpunim shumëkombësh i shërben drejtpërdrejt zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes, sipas Maqedoncit, do të vazhdojë të investojë në ngritjen profesionale të kuadrit të FSK-së, duke ofruar në mënyrë të vazhdueshme mundësi edukimi dhe avancimi në institucionet ushtarake më prestigjioze në botë. Synimi është ndërtimi i një force moderne, profesionale dhe plotësisht të ndërveprueshme me ushtritë e shteteve aleate.
