Sipas një artikulli ekskluziv të Wall Street Journal, presidenti Donald Trump ka dhënë miratimin për një ofensivë të re ushtarake kundër Iranit, e cila pritet të vihet në lëvizje gjatë kësaj fundjave.
Të lidhura
None found
Gazeta prestigjioze shkruan se ky vendim vjen në një moment të acarimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, autoritetet iraniane lëshuan paralajmërime të ashpra, duke deklaruar se çdo veprim i ri agresiv do të përballet me goditje hakmarrëse kundër pozicioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Gjendja në terren po ashtu mbetet jashtëzakonisht e brishtë në Ngushticën e Hormuzit, një arterie jetike për furnizimin global me naftë. Burime të ndryshme konfirmojnë se një anije transportuese hidrokarburesh u qëllua më herët nga një objekt i paidentifikuar, megjithëse fatmirësisht ngjarja nuk shkaktoi humbje në njerëz.
