Një lëkundje me magnitudë 4.7 ballë tronditi zonën e Napolit, duke u cilësuar si tërmeti më i fortë që ka goditur rajonin gjatë 40 viteve të fundit.
Të lidhura
None found
Dridhjet u ndjenë në të gjithë qytetin dhe shkaktuan panik te banorët. Autoritetet bëjnë me dije se 21 persona janë plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Pozzuoli ishte zona më e prekur nga dëmet, ku dy ndërtesa të pabanuara u shembën. Gjithashtu, një skelë pësoi dëmtime të konsiderueshme.
Pas goditjes kryesore, në zonë u regjistruan më shumë se 30 pasgoditje. Frika nga lëkundje të tjera bëri që shumë familje ta kalonin natën jashtë banesave.
Ndërkohë, autoritetet italiane po inspektojnë ndërtesat dhe infrastrukturën e dëmtuar. Ekipet e emergjencës vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
