Gjirokastra nën alarm gjatë natës, flakët vijojnë të përhapen mes Asim Zenelit dhe Saraqinishtit

Zjarri që përfshiu zonën ndërmjet fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinisht, në qarkun e Gjirokastrës, ka vijuar të jetë aktiv gjatë gjithë natës. Ekipet zjarrfikëse kanë punuar pa ndërprerje për të kufizuar dhe izoluar përhapjen e flakëve.

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër njoftoi se sinjalizimi për ngjarjen është marrë në orën 22:50. Ndërhyrja është vështirësuar nga terreni i thyer, si dhe nga prania e shkurreve, bimësisë së dendur dhe barit të thatë.

Të lidhura

None found

Për përballimin e situatës janë mobilizuar të gjitha strukturat e MZSH Gjirokastër. Në operacion pritet të përfshihen gjithashtu zjarrfikësit me kontratë të përkohshme dhe forcat vullnetare të Bashkisë.

Autoritetet e konsiderojnë ende serioze gjendjen, ndërsa ndërhyrja për të marrë nën kontroll vatrën po vijon me intensitet të lartë.

Banorëve u është kërkuar të mos lëvizin në zonën e prekur dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve deri në shuarjen përfundimtare të zjarrit.


Shtuar 1.08.2026 07:30

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetgarantiultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort