Arsenali gjen akordin me Vinicius Jr për kushtet personale

Arsenali ka shënuar përparim të rëndësishëm në synimin ambicioz për të transferuar Vinicius Junior. Sipas raportimeve, kampioni i Ligës Premier ka arritur marrëveshje në parim me sulmuesin brazilian lidhur me kushtet personale.

Mediumi Hand of Arsenal raporton se “Topçinjtë” kanë avancuar në prapaskenë, duke rënë dakord për bazën e kontratës me reprezentuesin brazilian. Megjithatë, sfida kryesore tashmë është arritja e një marrëveshjeje me Real Madridin.

Të lidhura

None found

Roc Nation, agjencia që përfaqëson Viniciusin, po përgatitet të hapë negociatat me klubin madrilen. Në këto bisedime pritet të paraqitet ajo që është cilësuar si një “ofertë monstruoze” e Arsenalit.

Pavarësisht akordit të raportuar për kushtet personale, realizimi i transferimit mbetet ende shumë larg.

Vinicius vazhdon të jetë nën kontratë me Real Madridin, ndaj Arsenali duhet të sigurojë edhe miratimin e klubit madrilen.

Operacioni pritet të kërkojë një prej paketave financiare më të mëdha në historinë e Ligës Premier, si në aspektin e dëmshpërblimit për transferimin, ashtu edhe për pagën e futbollistit.

Sipas raportimeve, zhvillimi i mëtejshëm i procesit varet nga Viniciusi dhe nga bisedimet që përfaqësuesit e tij do të zhvillojnë me Real Madridin.

Mikel Arteta dhe drejtuesit e Arsenalit e konsiderojnë përforcimin e repartit ofensiv si një nga objektivat kryesore të kësaj vere, ndërsa kërkojnë të ndërtojnë mbi suksesin e fitimit të titullit të Ligës Premier sezonin e kaluar.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişankara escort