Olti Hyseni ka bërë një lëvizje të rëndësishme në futbollin danez, pasi sulmuesi shqiptar ka nënshkruar me Brondbyn një kontratë afatgjatë, të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Të lidhura
None found
Për kartonin e 18-vjeçarit janë paguar 2.7 milionë euro. Kjo marrëveshje përbën një moment historik për Sonderjysken, pasi Hyseni është bërë lojtari më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë nga klubi.
Transferimi te një prej skuadrave më të njohura të Danimarkës vjen pas paraqitjeve të tij në sezonet e fundit, të cilat e kanë renditur mes talenteve më premtuese të futbollit danez.
Futbollisti shqiptar luan kryesisht në krahun e majtë të repartit ofensiv. Hyseni është me prejardhje nga Kosova dhe aktualisht përfaqëson Kombëtaren U19 të Danimarkës.
Zhvillimi i tij po ndiqet me interes të madh, pasi ai vlerësohet si një nga futbollistët e rinj me potencial të lartë në futbollin skandinav.
Kalimi te Brondby përfaqëson një hap të madh në karrierën e Hysenit, ndërsa klubi danez e konsideron sulmuesin shqiptar një investim të rëndësishëm për të ardhmen.
