GJKKO miraton rregullore të re, ndalon celularët, masa të reja edhe për median, standarde për veshjen dhe mënyrën e komunikimit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) njoftoi miratimin e një Rregulloreje të re të Brendshme mbi sigurinë, rendin dhe solemnitetin në ambientet gjyqësore.

Vendimi nr. 49, i datës 17 korrik 2026, do të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe përmban ndryshime të rëndësishme lidhur me kontrollin e aksesit, përdorimin e pajisjeve elektronike dhe pjesëmarrjen e mediave në seanca.

Të lidhura

None found

Sipas dokumentit, gjykata do të zbatojë një sërë masash organizative dhe teknike për identifikimin e personave që hyjnë në ambientet e saj, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe garantimin e sigurisë në proceset penale.

Një nga ndryshimet kryesore është ndalimi i përdorimit dhe mbajtjes së telefonave celularë e pajisjeve elektronike brenda sallave të gjykimit.

Përjashtohen vetëm rastet kur pajisjet përdoren për qëllime procedurale apo institucionale. Gjykata sqaron se ky kufizim vlen njësoj për të gjithë, pavarësisht pozicionit apo funksionit që mbajnë.

Rregullorja bën dallim mes së drejtës për të ndjekur një seancë publike dhe së drejtës për ta filmuar apo transmetuar atë. Çdo kërkesë për regjistrim audio-vizual do të shqyrtohet veç e veç nga gjykata, ndërsa filmimet apo fotografimet nëpër korridore dhe hapësira të tjera të brendshme janë të ndaluara.

Rregullorja parashikon gjithashtu standarde për veshjen dhe mënyrën e komunikimit brenda ambienteve gjyqësore. Me hyrjen në fuqi më 1 shtator, GJKKO do të rishikojë të gjitha autorizimet dhe lejet e hyrjes ekzistuese.


Shtuar 31.07.2026 22:32

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetmeritbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişankara escort