FIFA hap procedura disiplinore, gjashtë yje të Argjentinës mund të mungojnë në Botërorin 2030

FIFA ka konfirmuar hapjen e procedurave disiplinore ndaj disa pjesëtarëve të Argjentinës, ndërsa gjashtë futbollistë të kombëtares rrezikojnë pezullime që mund t’i lënë jashtë Kupës së Botës 2030.

Të lidhura

None found

“La Albiceleste” nuk ia doli të ruante kurorën e kampionit të botës, pasi Spanja e mposhti pas kohës shtesë. Goli vendimtar i Ferran Torres u siguroi spanjollëve trofeun e dytë në historinë e tyre.

Enzo Fernandez, mesfushori i Chelseat, mori karton të kuq për shkak të dy ndërhyrjeve të pamenduara. Megjithatë, situata u tensionua edhe më shumë pasi ndeshja kishte përfunduar.

Kamerat regjistruan Nahuel Molinan duke goditur kapitenin spanjoll Rodri, ndërsa Leandro Paredes u përfshi në përplasje me Eric Garcian dhe Gavin, duke humbur plotësisht kontrollin.

Gjatë incidentit, Paredes u pa teksa e kapi Garcian për fyti dhe e rrëzoi Gavin përtokë. Më pas, sistemi informativ i FIFA-s njoftoi gabimisht se ai ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Rrëmuja përfshiu edhe ndihmëstrajnerin argjentinas Roberto Ayala, i cili goditi Dani Olmon.

Ayala kërkoi falje disa ditë pas ngjarjes, por pretendoi se “ishte më shumë një shtyrje sesa një goditje”. Olmo nuk e pranoi ndjesën dhe, gjatë një interviste për median spanjolle, e akuzoi atë se po gënjente.

Në njoftimin e FIFA-s lidhur me procedurat disiplinore figurojnë emrat e Roberto Ayala, Nahuel Molina, Leandro Paredes, Thiago Almada dhe lojtarit të Spanjës, Gavi.

Sipas The Sun, Cristian Romero, Lisandro Martinez dhe Giovani Lo Celso u panë së bashku me Molina, Almada dhe Paredes duke mbajtur një pankartë që kishte ardhur nga tribunat. Të gjashtë mund të marrin pezullime që do të ndikonin në pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës 2030.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişankara escort