Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka marrë disa vendime.
Të lidhura
None found
Ndër vendimet e miratuara është Raporti Gjashtëmujor Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026. Dokumenti paraqet të dhënat kryesore mbi ecurinë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.
Sipas raportit, pranimet gjatë kësaj periudhe arritën në 1 miliard e 816.52 milionë euro, ndërsa shpenzimet u regjistruan në 1 miliard e 777.50 milionë euro.
Qeveria ka ndarë gjithashtu 21,000.00 euro, ose njëzetenjë mijë euro, për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”, me regji të Mario Banushit.
Po ashtu, janë akorduar 1,400,000.00 €, që përbëjnë një milion e katërqind mijë euro, për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 08/20, të datës 22 maj 2026, lidhur me miratimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.
