Flakët përfshijnë Greqinë, mijëra persona evakuohen/ Turistët nxirren me anije nga qyteti bregdetar i Kretës

Një operacion evakuimi po zhvillohet nëpërmjet detit në qytetin bregdetar Agios Vasileios të Greqisë qendrore, ku qindra njerëz, pjesa më e madhe turistë, po largohen për shkak të një zjarri të fuqishëm pyjor. Flakët, të ndihmuara nga erërat e forta, janë përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara.

Të lidhura

None found

Autoritetet greke bëjnë të ditur se më shumë se 200 persona janë transportuar tashmë në siguri, ndërsa rreth 100 të tjerë pritet të largohen nga zona me mjete lundruese.

Vatra u shfaq të premten në mëngjes pranë Agios Vasileios, në rajonin e Viotisë, duke lënë të bllokuar rreth 500 persona, kryesisht vizitorë. Në fazën e parë, banorëve dhe turistëve iu kërkua të drejtoheshin drejt pjesës së brendshme të qytetit, por intensifikimi i zjarrit e bëri të domosdoshëm evakuimin përmes detit.

Ndërkohë, në ishullin e Kretës vijojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll një tjetër zjarr të madh. Deri tani janë përfshirë nga flakët mijëra hektarë tokë, ndërsa rreth 8 mijë persona janë detyruar të braktisin përkohësisht banesat dhe zonat turistike.

Raportime për zjarre ka edhe nga ishujt Paros, Andros dhe Kalymnos. Temperaturat e larta dhe erërat e forta po i vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjet e ekipeve të emergjencës, paralajmërojnë autoritetet.

Greqia është pjesë e grupit të shteteve evropiane që po përballen me zjarre të mëdha pyjore pas disa valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit. Këto kushte kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve. Shkencëtarët thonë se, edhe pse pjesa më e madhe e zjarreve lidhet me aktivitetin njerëzor, ndryshimet klimatike po ndikojnë në rritjen e shpeshtësisë dhe fuqisë së tyre.

Vështirësi të ngjashme raportohen edhe në Portugali e Spanjë. Pranë Valpaços, në Portugali, qindra zjarrfikës po përpiqen të shuajnë një zjarr që ka përfshirë rreth 15 mijë hektarë, mes tyre edhe vreshta e ullishte, ndërsa pesë persona janë plagosur.

Në Spanjë, situata me zjarrin në rajonin e Ávilës është stabilizuar. Megjithatë, autoritetet kanë ngritur alarmin për mundësinë e shpërthimit të vatrave të reja, për shkak të një vale tjetër të të nxehtit.

Zjarret vijojnë të jenë problem edhe në Turqi. Ministria e Bujqësisë njofton se katër vatra aktive janë ende përgjatë bregdetit mesdhetar, përfshirë zonat pranë Antalyas. Që nga e mërkura, në të gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 206 zjarre.


Shtuar 31.07.2026 20:45

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort