Tirana nuk arriti të marrë rezultat pozitiv në miqësoren e zhvilluar sot kundër Mardinspor, në Gerede të Turqisë, ku skuadra bardheblu po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri të Superiores.
Autor i golit të vetëm për Tiranën ishte Tomislav Kis. Sulmuesi kroat përfitoi nga hapësira e krijuar dhe goditi me të jashtmen, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës.
Të lidhura
None found
Kis iu bashkua ekipit gjatë kësaj merkatoje me kërkesë të trajnerit Dean Klafuriç. Në paraqitjen e tij të parë, ai tregoi se mund të jetë një alternativë e rëndësishme për repartin ofensiv të bardhebluve.
Goli i Tomislav Kis
