Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Shasime Osmanin, e cila së fundmi është zgjedhur deputete në Parlamentin Kantonal të Bernës, në Zvicër.
Gjatë bisedës, vëmendje e veçantë iu kushtua arsimit dhe sistemit dual të edukimit, i cili po zbatohet edhe në Kosovë. Kurti dhe Osmani diskutuan gjithashtu për barazinë dhe rritjen e rolit të grave në politikë.
Të lidhura
None found
Kurti e cilësoi Osmanin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të edukimit dhe drejtësisë sociale. Në takim u fol edhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës.
Sipas Kurtit, mërgata kosovare në Zvicër, por edhe në shtete të tjera, po përfshihet gjithnjë e më shumë në institucionet publike dhe në proceset e vendimmarrjes.
