Në periudhën nga 17 deri më 31 korrik 2026, mbrojtësit e viktimave në mbarë Kosovën kanë trajtuar 125 raste të reja, ka njoftuar Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV).
Të lidhura
None found
Të dhënat e Sistemit Prokurorial tregojnë se dhuna në familje zë pjesën më të madhe, me 87 raste. Në të njëjtën periudhë janë evidentuar katër raste të vrasjes në tentativë, tre të dhunimit, një rast i krimeve të luftës, një i trafikimit me njerëz, gjashtë të kanosjes, katër të ngacmimit seksual dhe gjashtë të lëndimit të lehtë trupor.
Lista përfshin gjithashtu nga një rast të rrëmbimit, sulmit, ngacmimit dhe grabitjes, si dhe një rast të mundësimit të trafikimit dhe detyrimit në prostitucion. Janë trajtuar edhe dy raste të bashkësisë jashtëmartesore me person nën moshën 16-vjeçare dhe gjashtë raste të mospërfilljes së gjykatës.
Gjatë intervalit raportues, ZMNV-ja ishte e pranishme në 109 seanca gjyqësore dhe në 20 seanca të zhvilluara në prokurori. Po ashtu, u shënuan tre aktgjykime dënuese, tre aktgjykime refuzuese, tri përfaqësime në polici dhe tri kërkesa në proces për urdhër mbrojtës.
Sipas Sistemit Prokurorial, miratim kanë marrë 16 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent dhe një kërkesë për urdhër mbrojtës të përkohshëm emergjent, ndërsa pesë kërkesa të kësaj natyre vazhdojnë të jenë në proces. Dy kërkesa për urdhër mbrojtës janë tërhequr nga pala, kurse një tjetër është refuzuar nga gjykata.
Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 26 deklarata të pëlqimit të viktimës, një kërkesë në pritje për kompensimin e dëmit dhe 66 këshilla juridike. Gjithashtu, katër raste janë referuar në QPS, 21 në strehimore, ndërsa janë realizuar shtatë përfaqësime në strehimore.
