Qarri paralajmëron përçarje të LDK-së pas rikonfirmimit të Abdixhikut

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbajtur të enjten, rikonfirmoi Lumir Abdixhikun në postin e kryetarit të partisë. Delegatët votuan kundër mocionit që synonte shkarkimin e tij nga drejtimi i LDK-së.

Të lidhura

None found

Analisti politik Gani Qarri ka deklaruar për “Bota sot” se nisma për largimin e Abdixhikut ishte e papritur. Sipas tij, përplasjet e krijuara brenda subjektit politik e kanë dëmtuar rëndë LDK-në, pavarësisht se kryetari mori sërish votëbesimin.

Image

Qarri vlerëson se mocioni u paraqit në një mënyrë të befasishme, pas pakënaqësive të shprehura nga një grup brenda partisë dhe përplasjeve të tij me udhëheqjen e Abdixhikut.

Ai ka kujtuar se më 31 janar të këtij viti Abdixhiku kishte marrë besimin e partisë për të vazhduar në krye të LDK-së. Po ashtu, sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ishte më i mirë se ai i 28 dhjetorit, ndërsa votimi i 30 korrikut për besueshmërinë ndaj Abdixhikut përbën goditjen më të rëndë që LDK-ja ka përjetuar gjatë gjithë ekzistencës së saj si parti e fortë, unike, institucionale dhe ish-subjekt i njohur shtetformues.

Sipas analistit, fakti që mocioni nuk arriti të rrëzonte kryetarin nuk mund të cilësohet si fitore e plotë. Ai mendon se rezultati ka bërë të dukshme ndarjen e një pjese të strukturave dhe ka vënë në pikëpyetje unitetin e qëndrueshmërinë e partisë.

Qarri shprehet se Abdixhiku nuk do ta ketë më mbështetjen e krahut disident brenda LDK-së. Për këtë arsye, ai e konsideron partinë në kulmin e krizës së brendshme dhe dyshon se ajo mund të ofrojë zgjidhje për ngërçin e zgjatur politik apo për krizën institucionale.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të LDK-së mund të mos u binden më kërkesave të kryetarit, i cili, edhe pse zyrtarisht vazhdon të jetë në detyrë, sipas Qarrit mbetet një udhëheqës i diskutueshëm brenda partisë.

Qarri i ka bërë thirrje Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, e cila ishte e para që e uroi për fitoren në votëbesim, të bashkëpunojnë me shumicën e deputetëve besnikë të LDK-së dhe të koordinohen me kryeministrin Kurti për zgjedhjen e presidentit/es së vendit.

Sipas tij, një bashkëpunim i tillë do të mundësonte krijimin e institucioneve stabile dhe qeverisjen e qëndrueshme për 4 vitet e ardhshme. Qarri ka thënë se për këtë veprim ata do të mbështeteshin nga opinioni publik dhe do të vlerësoheshin nga qytetarët e Kosovës, të lodhur nga kalimi i vazhdueshëm prej një procesi zgjedhor në tjetrin.

Ai ka theksuar se zgjedhjet, përveç shpenzimeve të panevojshme, nuk kanë sjellë zgjidhje për çështjen e presidentit/es. Sipas tij, përsëritja e ngërçeve e paraqet Kosovën para botës si një shtet jostabil dhe politikisht të paqëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon.

Qarri ka deklaruar se për herë të parë do të ishte në mbështetje të Abdixhikut nëse ky i fundit angazhohet, së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani, për krijimin e institucioneve dhe ruajtjen e stabilitetit të shtetit të pavarur të Kosovës. Ai e ka cilësuar Osmanin si të parën që e përgëzoi Abdixhikun për përballimin e kësaj sprove, të cilën e konsideron të ngritur pa arsye bindëse nga një grup aventurierësh e destruktivësh brenda LDK-së.

Megjithatë, analisti ka shprehur shqetësimin se rikonfirmimi i Abdixhikut mund të jetë vetëm fillimi i një ndarjeje më të thellë në LDK. Sipas tij, fitorja e 30 korrikut ishte një “fitore e Pirros” dhe jo një triumf i vërtetë, pasi vazhdimi i Abdixhikut në krye mund t’i zgjerojë ndasitë dhe t’i acarojë përçarjet që tashmë janë bërë publike.

Ai vlerëson se këto zhvillime po tregojnë gjithnjë e më qartë drejtimin e shkapërderdhjes së mundshme të këtij subjekti me rol institucional dhe ish-shtetformues në Kosovë.

Qarri ka thënë se Abdixhiku, pas rikonfirmimit, duhet t’u përmbahet premtimeve të bëra para opinionit dhe të punojë më me rigorozitet për të zgjeruar mbështetjen brenda partisë e për të rikthyer besimin e qytetarëve.

Sipas tij, kryetari i LDK-së duhet të bëjë gjithçka që mundet, në bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani, për formimin sa më të shpejtë të institucioneve shtetërore. Ai nuk duhet të lejojë që të përdoret si “mashë” nga askush për ta çuar vendin sërish në zgjedhje të parakohshme për interesa meskine të ndonjë opozitari tjetër.

Analisti ka theksuar se tashmë është kuptuar publikisht se zgjidhja e ngërçit nuk qëndron te zgjedhjet, por te zgjedhja e një presidenti konsensual, krijimi i institucioneve stabile dhe sigurimi i një qeverisjeje të qëndrueshme. Sipas tij, këto janë nevojat kryesore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në përfundim, Qarri e ka cilësuar të panevojshëm procesin për shkarkimin e Abdixhikut. Ai ka rikujtuar se, pas votimit të 30 korrikut dhe konfirmimit të Abdixhikut në krye të LDK-së, ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 7 qershorit ishte bartëse e listës së LDK-së, reagoi me fjalët: “Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”.

Qarri ka argumentuar se mocioni ishte i panevojshëm, pasi Abdixhiku ishte konfirmuar kryetar në janar të këtij viti dhe vetëm pak muaj më vonë pritej të zhvillohej procesi i rregullt zgjedhor për zgjedhjen e udhëheqjes së re të partisë. Sipas tij, nisma ishte e njëanshme dhe u shfaq në një periudhë veçanërisht të ndjeshme për Kosovën.

Ai ka përfunduar se, pas disa palë zgjedhjesh, Kosova nuk duhet dhe nuk mund të humbasë më shumë kohë. Sipas Qarrit, vendi pret konstituimin e Kuvendit të legjislaturës së 7 qershorit, formimin e Qeverisë së re, zgjedhjen e presidentit dhe vijimin normal të proceseve politike.


Shtuar 31.07.2026 18:27

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetwettseitenAnkara escortcasibomjojobetextrabetbetciocasibom girişSportwettenAnkara escortbetparkbetparkilbetilbetjojobetjojobet giriş