Përplasje te Liverpooli, Szoboszlai dhe Jones debatojnë për shiritin e kapitenit

Një debat në fushë mes Dominik Szoboszlait dhe Curtis Jones të enjten duket se ka krijuar tension te Liverpooli, ndërsa përplasja mund të ketë qenë e lidhur me shiritin e kapitenit.

Ngjarja ndodhi gjatë miqësores parasezonale në “Yankee Stadium” të New Yorkut, ku Liverpooli mposhti Wrexhamin me rezultatin 1-0. Përpara se të zëvendësohej, Szoboszlai asistoi golin e shënuar nga Rio Ngumoha.

Të lidhura

None found

Teksa po dilte nga fusha, mesfushori hungarez hoqi shiritin e kapitenit dhe ia kaloi Kostas Tsimikasit, i aktivizuar në pjesën e dytë. Pas mbylljes së takimit, Szoboszlai dhe Tsimikasi patën një diskutim të tensionuar me Jones.

Shkaku i saktë i debatit nuk është bërë ende i ditur. Megjithatë, duke u mbështetur në reagimin e mesfushorit anglez, shumë tifozë dyshuan se ai nuk e kishte pritur mirë zgjedhjen e Szoboszlait për t’ia dorëzuar shiritin Tsimikasit.

Jones, një futbollist i formuar në akademinë e Liverpoolit, u shfaq i irrituar gjatë bisedës me Szoboszlain. Për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, ndërsa më pas në diskutim u përfshi edhe Tsimikasi, i cili e hodhi në tokë shiritin e kapitenit.

25-vjeçari e ngriti më pas shiritin dhe përqafoi Szoboszlain. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, hungarezi shmangu një koment të drejtpërdrejtë rreth episodit.

“Disa lojtarë u larguan dhe ndoshta nuk jemi më të vjetrit në skuadër, por kemi qenë këtu për një kohë të gjatë”, deklaroi Szoboszlai.

Liverpooli do ta mbyllë turneun parasezonal të dielën në Chicago, me një përballje ndaj Leeds United. Pas kësaj, “Të Kuqtë” do të luajnë edhe ndeshje miqësore kundër Monacos dhe Comos.


Shtuar 31.07.2026 17:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort