Një përplasje mes disa personave në qytetin e Tepelenës ka përfunduar me tre të plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 00:30 dhe, sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Gjatë sherrit janë përdorur sende të forta, nga goditjet e të cilave kanë mbetur të dëmtuar A. B., 39 vjeç, dhe E. B., 41 vjeç, të cilët janë vëllezër, si edhe M. B., 46 vjeç, djali i xhaxhait të tyre. Të tre janë banues në Tepelenë.
Të lidhura
None found
Personat e plagosur po marrin trajtim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autorët e ngjarjes janë shpallur në kërkim nga policia.
Grupi hetimor vijon punën për të zbuluar identitetin e personave të tjerë të përfshirë, për të dokumentuar plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të nxjerrë autorët përpara përgjegjësisë penale. Policia bëri të ditur se, pasi të përfundojnë veprimet procedurale, do të publikojë një njoftim të detajuar për rastin.
