Mickoski: Analiza e çmimeve të derivateve të naftës do të kryhet të hënën

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, bëri të ditur se të hënën do të analizohen çmimet e karburanteve dhe do të njoftohen çmimet e reja të derivateve të naftës.

Të lidhura

None found

“Analiza e çmimit të karburanteve do të bëhet të hënën”, deklaroi sot Mickoski, duke sqaruar se bëhet fjalë për një procedurë të zakonshme të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Deklaratat u dhanë në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, pas vizitës së kryeministrit në Spitalin Klinik të Manastirit.

Mickoski njoftoi gjithashtu se së shpejti pritet publikimi i të dhënave për inflacionin gjatë muajit korrik.

“Megjithatë, duke u mbështetur në informacionet që marr nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, pres prioritete krejtësisht të ndryshme”, theksoi ai.

Sa u përket pretendimeve se mund të hiqet shtylla e dytë pensionale, Mickoski mohoi që Qeveria të ketë bërë një njoftim të tillë.

“Kush ka njoftuar se do të hiqet shtylla e dytë? Unë mund të flas në emër të Qeverisë dhe nga ana e saj nuk ka asnjë njoftim të tillë”, deklaroi Mickoski.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort