Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së zhvilluan një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, gjatë të cilit u trajtuan çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve.
Të lidhura
None found
Organizata e bëri publik takimin përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë.
Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
