Gjendet pa jetë një grua pranë urës së Fshajtë në Gjakovë

Paraditen e së premtes, në afërsi të urës së Fshajtë në Gjakovë, është gjetur një grua pa shenja jete.

Të lidhura

None found

Lumni Graishta, drejtor rajonal i Policisë në Gjakovë, i ka konfirmuar Indeksonline se në vendngjarje janë angazhuar të gjitha njësitet e nevojshme. Ekipi i mjekësisë ligjore pritet të mbërrijë për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.

Sipas të dhënave paraprake të bëra të ditura nga Graishta, viktima dyshohet se është rreth 50 vjeçe. Nga këqyrja sipërfaqësore e trupit nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

Graishta ka deklaruar se, në këtë fazë, policia nuk disponon informacione të tjera përtej atyre të publikuara në komunikatë, pasi mjekësia ligjore ende nuk ka arritur dhe deri atëherë nuk mund të ndërmerren veprime të mëtejshme. Ai ka bërë të ditur se njësitet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa identiteti i viktimës nuk është përcaktuar ende. Policia ka verifikuar gjithashtu raportimet e kësaj jave për persona të zhdukur, por nuk ka gjetur ndonjë rast që përputhet me viktimën. Të dhëna shtesë pritet të sigurohen pas ekzaminimit nga IML-ja dhe hetimeve të sektorit rajonal.


Shtuar 31.07.2026 13:19

Tags: , ,
holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort