Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të brendshme në parti, duke nënvizuar se qëndrimi i anëtarësisë duhet të respektohet.
Të lidhura
None found
Ai bëri të ditur se 51% e delegatëve të pranishëm mbështetën zgjatjen e mandatit të kryetarit aktual, duke e cilësuar këtë rezultat si një vendim politik që duhet pranuar nga të gjithë.
Zemaj theksoi se LDK-ja vazhdon të jetë e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, pasi vendimmarrja i takon anëtarësisë përmes votës.
Sipas tij, anëtarësia e LDK-së e shprehu dje vullnetin e saj dhe 51% e delegatëve prezentë votuan në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.
Deputeti deklaroi se ky vendim politik duhet respektuar, ndërsa shtoi se ende beson që vetëm një LDK e fuqishme mund t’i shërbejë një Kosove të fortë.
Ai u bëri thirrje të gjithëve që të angazhohen për ringritjen e partisë, duke e cilësuar këtë si detyrim të përbashkët.
Zemaj e mbylli reagimin me shprehjen: Krenar gjithmonë.
