Karen Pierce: Dëshmitë e Institutit për Krimet e Luftës ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës dhe kërkimin e përgjegjësisë

Dame Karen Pierce, e dërguara e posaçme e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, ka përshëndetur publikimin gjatë kësaj jave të provave nga Instituti për Krimet e Luftës në Kosovë.

Të lidhura

None found

Ajo vlerësoi se këto materiale japin një ndihmesë të rëndësishme për dokumentimin e fakteve dhe garantimin e llogaridhënies për më shumë se 13 mijë njerëz që u vranë ose u zhdukën në luftën e Kosovës. Pierce përmendi gjithashtu mijëra persona të tjerë që u dëbuan nga shtëpitë dhe përjetuan humbje, plagosje ose trauma.

Në deklaratën e saj, të bërë publike nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, përfaqësuesja britanike nënvizoi edhe vlerën historike që kanë këto të dhëna.

Sipas Pierce, ngjarjet tragjike të Kosovës përfaqësojnë një nga kapitujt më të errët të historisë së afërt evropiane dhe mësimet që burojnë prej tyre nuk duhet të harrohen. Ajo theksoi se arritja e një paqeje të qëndrueshme varet nga gatishmëria e të gjitha komuniteteve për ta trajtuar të shkuarën me ndershmëri dhe për të bashkëpunuar në funksion të së vërtetës, pajtimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Në përmbyllje, e dërguara e posaçme britanike rikonfirmoi se, edhe pas disa dekadash nga vuajtjet njerëzore në shkallë të gjerë, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë e angazhuar në mbështetjen e paqes dhe sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.


Shtuar 31.07.2026 11:09

Tags: ,
holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibomjojobetextrabetbetciocasibom girişwettseitenAnkara escort