Nga katër skuadra në vetëm një: Rrugëtimi evropian dhe të ardhurat e klubeve kosovare

Kosova e nisi edicionin evropian 2026/27 me katër klube në kompeticionet e UEFA-s, por pas mbylljes së raundit të dytë kualifikues, Drita është e vetmja që vazhdon garën. Ballkani, Malisheva dhe Dukagjini janë eliminuar, ndaj kampioni i Kosovës mbetet përfaqësuesi i vetëm i vendit në arenën ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Goditjen më të madhe klubet kosovare e morën në Ligën e Konferencës. Të tria skuadrat që morën pjesë në këtë turne e përfunduan rrugëtimin në raundin e dytë kualifikues.

Ballkani nuk ia doli ta kthente rezultatin pas disfatës në ndeshjen e parë kundër Bohemians dhe u eliminua pas ekzekutimit të penalltive. Malisheva shpërdoroi avantazhin 2-0 të siguruar në përballjen e parë me Hibernianin, kurse Dukagjini nuk regjistroi asnjë fitore në dy duelet ndaj Luganos.

Megjithëse u larguan nga garat, pjesëmarrja evropiane u solli klubeve kosovare të ardhura të rëndësishme. Ballkani dhe Malisheva përfituan rreth 700 mijë euro secili, ndërsa Dukagjini arkëtoi 525 mijë euro.

Këto mjete financiare përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme për investimet në përbërjen e skuadrave dhe për përmirësimin e infrastrukturës së klubeve.

Ballkani e kaloi raundin e parë duke eliminuar Connahs. Skuadra nga Theranda barazoi 0-0 në udhëtim, ndërsa në ndeshjen e kthimit triumfoi me rezultat 3-2.

Në përballjen me Bohemians, Ballkani iu afrua kualifikimit, por pranoi golin e rezultatit 3-2 në minutën e 88-të. Duke qenë se takimi i parë kishte përfunduar me humbjen 2-1, sfida shkoi fillimisht në vazhdime dhe më pas te penalltitë, ku ekipi kosovar u eliminua.

Malisheva e nisi pozitivisht aventurën evropiane duke nxjerrë nga gara skuadrën shqiptare Vllaznia. Pas disfatës 2-1 në Shkodër, malishevasit fituan bindshëm 5-0 në Prishtinë.

Në raundin pasues, klubi kosovar nuk arriti ta ruante epërsinë 2-0 të krijuar në ndeshjen e parë dhe u mposht 4-1 në udhëtim, duke i dhënë fund pjesëmarrjes në Evropë.

Dukagjini, si fitues i Kupës së Kosovës, e nisi konkurrimin drejtpërdrejt nga raundi i dytë, ndërsa të ardhurat e tij erdhën vetëm nga kualifikimi.

Në dy takimet e këtij raundi në Ligën e Konferencës, skuadra nga Klina pësoi humbje 0-1 në udhëtim dhe 5-1 në shtëpi.

Drita kryeson si për nga ecuria, ashtu edhe për nga përfitimet financiare. Kampioni i Kosovës ka siguruar deri tani 1 milion e 335 mijë euro.

Nëse e eliminon Tre Fiorin dhe arrin të paktën në fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, të ardhurat e Dritës do ta tejkalojnë shumën prej 2 milionë eurosh. Një arritje e tillë do të përbënte një tjetër rekord për futbollin kosovar.

Drita e nisi sezonin evropian në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Kauno Zalgiris pas barazimit 1-1 në udhëtim dhe humbjes 2-3 në Prishtinë. Në Ligën e Konferencës, skuadra kosovare barazoi 1-1 në fushën e Florianas dhe më pas fitoi 2-1 në shtëpi.

Sa i përket koeficientit të UEFA-s, kontributin më të madh gjatë kësaj vere e dha Ballkani, që i siguroi Kosovës 0.625 pikë. Malisheva kontribuoi me 0.500 pikë, ndërsa Dukagjini nuk shtoi pikë, pasi humbi të dyja ndeshjet e zhvilluara.

Pas eliminimit të tri klubeve, përgjegjësia për koeficientin e Superligës së Kosovës mbetet tërësisht te Drita. Kampioni është tashmë mundësia e vetme për ta ngritur pozicionin e vendit në renditjen e UEFA-s.

Mundësitë që Kosova të rikthejë një vend në Ligën e Evropës për edicionet e ardhshme janë praktikisht zero, sepse diferenca ndaj shteteve që ndodhen më lart është bërë e paarritshme.

Në anën tjetër, po aq i vogël, zero, është edhe rreziku që futbolli kosovar ta humbasë vendin e katërt në kompeticionet evropiane.

Për rrjedhojë, edhe në sezonin 2027/28, Kosova pritet të ketë katër skuadra përfaqësuese në garat e UEFA-s. Përmirësimi i mëtejshëm i koeficientit tani varet vetëm nga vazhdimi i rrugëtimit evropian të Dritës.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort