Shembet një pallat në Mesina, gjashtë persona ende të zhdukur – vijojnë shpresat për të mbijetuar

Shembja e një ndërtese në zonën bregdetare Pistunina, në periferi të Mesinës, Itali, ka lënë të zhdukur të paktën gjashtë persona. Katër prej tyre i përkasin së njëjtës familje, ndërsa deri tani janë raportuar tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

Të lidhura

None found

Të lënduarit janë dërguar në Poliklinikën Universitare “Gaetano Martino” në Mesina. Në këtë spital është vënë në zbatim plani i emergjencës dhe janë thirrur edhe mjekë nga institucione të tjera shëndetësore. Persona të tjerë të prekur nga shembja po marrin trajtim në spitale të ndryshme të qytetit dhe, sipas autoriteteve, gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar për orë të tëra në vendngjarje. Zona është izoluar dhe qarkullimi është ndërprerë, ndërsa zjarrfikësit po kontrollojnë rrënojat për të gjetur të mbijetuar. Në operacion po marrin pjesë ekipet speciale USAR, qen të trajnuar, dronë dhe njësitë SAF.

Komandanti i zjarrfikësve, Michele Burgio, u shpreh se mundësia për të gjetur persona të gjallë ende nuk është përjashtuar.

“Jemi ende larg kufirit kritik prej 36 orësh, ndaj ekziston mundësia për të gjetur të mbijetuar. Kërkimet po zhvillohen sipas një strategjie të bazuar në dëshmitë e mbledhura dhe në zonat ku mendohet se mund të ndodhen personat e zhdukur”, tha ai.

Lista e personave që vijojnë të konsiderohen të zhdukur përfshin sipërmarrësin Carmelo Leone, motrat e tij Sara dhe Rosa Leone, bashkëshortin e Rosës, Santino Magazzù, punonjësin e tyre srilankez Lhairu Warnakulasuriya, si dhe Alessandra Frazzica, e cila punonte si shitëse në një dyqan kinez në katin e parë të godinës.

Familjarët kanë kërkuar që të mos telefonohen personat që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Sipas tyre, ekipet e shpëtimit po përdorin telefonat celularë për të përcaktuar vendndodhjen e të zhdukurve dhe telefonatat mund t’u harxhojnë bateritë.

“Jam vajza e Rosa Leone. Mami dhe babi janë ende të zhdukur. Ju lutem mos i telefononi, që bateritë e celularëve të mos shkarkohen, pasi ato janë të domosdoshme për kërkimet”, shkroi në rrjetet sociale Clelia Magazzù.

Godina e shembur ishte një ndërtesë e njohur në Mesina, e ngritur në fund të viteve 1980. Ajo kishte katër kate, me rreth 2.500 metra katrorë sipërfaqe për secilin kat. Në katin nëntokësor kishte magazina, ndërsa kati përdhes ishte dhënë me qira për një kasap që ndodhej në rikonstruksion. Kati i parë shfrytëzohej nga një dyqan i madh i administruar nga shtetas kinezë, kurse në katet e sipërme ndodheshin apartamentet e pronarëve.

Shkaku i shembjes nuk është përcaktuar ende. Prokuroria e Mesinës ka hapur një hetim ndaj personave të paidentifikuar. Të dhënat paraprake flasin për një lëkundje të ndjerë para shembjes, ndaj autoritetet kanë përjashtuar pistën e shpërthimit. Dyshimi kryesor është se bëhet fjalë për një shembje strukturore të ndërtesës.


Shtuar 31.07.2026 08:45

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort