Egli Tako hap zemrën për dashurinë: I dhashë besën partnerit, në një lidhje vajza duhet trajtuar si princeshë

Në një rrëfim tejet personal në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka ndarë këndvështrimin e saj për dashurinë, miqësinë dhe marrëdhëniet, si dhe ka folur për jetën pas Big Brother VIP dhe mënyrën se si e percepton sot botën.

Sipas Eglit, ajo që përjetohet brenda shtëpisë nuk mund të kuptohet plotësisht nga dikush që nuk ka qenë vetë pjesë e asaj eksperience. Ajo tha se, sapo hyn aty, nuk e di nëse jeta jashtë vijon, ndërsa pranoi se i kishte dhënë besën partnerit dhe nuk do të tërhiqej, pavarësisht se e dinte që publiku po e gjykonte.

Të lidhura

None found

Një pjesë e intervistës iu kushtua edhe mënyrës se si ajo e sheh dashurinë në ditët e sotme. Egli u shpreh se njerëzit nuk dashurojnë më vetë personin dhe nuk i kushtojnë kohë njëri-tjetrit.

Ajo theksoi se në një marrëdhënie vajza mund të jetë më e përkëdhelur dhe duhet të ketë rolin e “princeshës”, jo mashkulli. Sipas saj, edhe partneri duhet ta pëlqejë këtë qasje, pasi do ta bënte më burrë.

Egli foli gjithashtu për materializmin, duke vënë në dukje se shumë djem kërkojnë t’u bëjnë përshtypje vajzave përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një lidhje të vërtetë.

Gjatë bisedës, ajo shpjegoi edhe arsyen pse vendosi të mos e mbante më fizikun shumë muskuloz që kishte krijuar në palestër. Egli tha se i pëlqen më shumë trupi që ka aktualisht, pasi është më i hollë dhe femëror.

E pyetur rreth jetës së saj sentimentale, ajo pranoi se i mungon prania e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, Egli sqaroi se nuk do të hynte në një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur.


Shtuar 31.07.2026 07:49

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort