Negociatat ndërmjet Vinicius Junior dhe Real Madridit janë ende në zhvillim, pasi futbollisti brazilian nuk e ka pranuar ofertën e parë të klubit për zgjatjen e kontratës.
Propozimi i madrilenëve, sipas raportimeve, parashikonte një pagë vjetore prej rreth 22 milionë eurosh dhe 50 për qind të të drejtave të imazhit. Kërkesat e sulmuesit janë më të larta: ai synon të përfitojë afërsisht 25 milionë euro në sezon dhe të mbajë 80 për qind të këtyre të drejtave.
Të lidhura
None found
Në kushtet kur marrëveshja ende nuk është arritur, Arsenali po monitoron me kujdes zhvillimet. Klubi anglez raportohet se është gati t’i garantojë Viniciusit 100 për qind të të drejtave të imazhit, një pagë më të madhe dhe një paketë financiare me vlerë deri në 140 milionë funte.
Megjithatë, interesi i Arsenalit nuk e ka ndryshuar përparësinë e brazilianit, i cili dëshiron ta vazhdojë karrierën te Real Madridi, me kusht që kontrata e re të përmbushë pretendimet e tij.
Krahas kushteve për pagën dhe të drejtat e imazhit, Vinicius kërkon edhe një shpërblim të rëndësishëm për firmosjen e marrëveshjes së re. Ky bonus besohet se mund të shkojë deri në 25 milionë euro.
Bisedimet me Real Madridin vijojnë, ndërsa fjala e fundit për të ardhmen pritet t’i takojë vetë Viniciusit.
