Sinani: Serbia po diskriminon shqiptarët në konkurset për punësim

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj rezultateve të konkursit të fundit për pranimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve. Sipas saj, nga Presheva dhe Bujanoci nuk është punësuar asnjë shqiptar.

Sinani bëri të ditur se janë përzgjedhur 2 zjarrfikës nga Komuna e Preshevës dhe 3 nga Komuna e Bujanocit, por asnjë prej tyre nuk është shqiptar. Ajo deklaroi se ky është një tjetër konkurs i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ku kandidatët shqiptarë anashkalohen plotësisht.

Të lidhura

None found

Sipas kryetares së Preshevës, një veprim i tillë cenon si të drejtat e pakicave, ashtu edhe të drejtat themelore të njeriut.

Ajo theksoi se kjo situatë pason edhe konkurset për policë, ndërsa shtoi se Serbia e ka lënë në harresë punësimin dhe integrimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore.

Sinani e cilësoi gjendjen alarmuese, duke nënvizuar se bëhet fjalë për dy komuna ku shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët.


Shtuar 30.07.2026 22:17

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort