Meta mbështet propozimin e PD-së për Reformën Territoriale: Zgjidhja më efikase përballë dështimit të vitit 2014

Ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur dakordësinë me propozimin e bërë publik nga PD-ja për Reformën Territoriale, i cili parashikon shtimin e numrit të bashkive.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë e konsideroi alternativën e opozitës për 100 njësi vendore si përgjigjen më efikase ndaj asaj që ai e cilëson dështim të reformës territoriale të vitit 2014.

Të lidhura

None found

Sipas Metës, reforma e vitit 2014 solli rezultate të kundërta me zotimet e bëra, pasi i largoi shërbimet nga qytetarët dhe ndikoi në rritjen e ndjeshme të shpopullimit në shumë treva historike, të pasura dhe me potencial zhvillimi. Ai shtoi se bashkitë u mbushën me patronazhistë, ndërsa shumë kompetenca iu morën njësive vendore dhe kaluan nën kontrollin e Qeverisë.

Meta deklaroi se minimi i konsensusit nga Edi Rama ishte një veprim i njohur prej kohësh dhe se vetëm naivët mund të habiteshin prej tij.

Ai kundërshtoi alternativën e mazhorancës, duke thënë se projekti i “Rilindjes” synon forcimin e centralizimit përmes pakësimit të ndjeshëm të bashkive, largimit edhe më të madh të shërbimeve nga qytetarët dhe thellimit të shpopullimit të Shqipërisë.

Në vlerësimin e tij, propozimi i opozitës synon decentralizimin dhe afrimin e shërbimeve me qytetarët, ndaj duhet të mbështetet në të gjithë vendin. Meta tha se kjo alternativë është në interes të qytetarëve dhe të banorëve të komuniteteve që do të përfitojnë prej saj.

Presidenti i Partisë së Lirisë e cilësoi projektin e opozitës edhe si një kontribut të rëndësishëm për frenimin e shpopullimit dhe nxitjen e politikave që synojnë popullimin e vendit.

Në fund, Meta kërkoi që alternativa t’u prezantohet të gjithë shqiptarëve, në çdo qytet dhe bashki, në mënyrë që secili qytetar të njihet me projektin që, sipas tij, i jep fund centralizimit korruptiv dhe mafioz të pushtetit vendor në duart e Edi Ramës.


Shtuar 30.07.2026 22:11

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort