Rasti “Monstra”, policët që gjuajtën me gurë kaluan vetëm me vërejtje, protestuesit në burg

Kështu policët në protestën për rastin “Monstra” provokonin protestuesit duke gjuajtur me gurë, ndonëse detyra e tyre është që të ruajnë rendin dhe qetësinë publike. E për këtë sjellje ata kanë marrë vërejtje për sjelljen e tyre joprofesionale.

“Policët të cilët shihen në video se hedhin gurë ndaj protestuesve u është shqiptuar masë për paralajmërim”, thonë nga MPB-ja.

As Prokuroria Themelore Publike nuk ka hapur lëndë kundër policëve të cilët gjuajtën me gurë. Prej atje thonë se sjelljen e policisë e menaxhon MPB.

“Sjelljen profesionale të anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e vlerëson nSektori për Kontroll të Brendëshme dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Brendshme”, theksojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Po e njëjta prokurori në mënyrë ekspres i akuzoi me nga 1 vit burg tre protestues, Shaban Veselin, Behar Dalipin dhe Besart Kalisin. Ata e gjuajtën me gurë kordonin policor pasi i ndaloi të marshojnë deri tek Qeveria.

Protesta për “Monstrën” u mbajt më 26 shkurt, pas aktvendimit me të cilin 3 të akuzuar u dënuan me burg të përjetshëm, një me 15 vjet dhe një me 10 vjet burg.

 

 


Shtuar 23.03.2021 21:03