Qytetarët e Poliçanit dolën në shesh mbrëmjen e sotme për të kundërshtuar Reformën Territoriale, e cila fshin nga harta bashkinë e tyre. Të mbledhur përpara kinemasë së qytetit, ata mbanin pankarta me mesazhe si: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit” dhe “Deputetë dele, mos e votoni reformën”. Njëzëri, banorët i kërkuan qeverisë të mos prekë bashkinë e Poliçanit, të cilën e kanë mbështetur me votë ndër vite, duke theksuar se në rrezik është e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve.
Në kulmin e protestës, kreu i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, dha publikisht dorëheqjen, duke e quajtur vendimin e qeverisë një padrejtësi dhe turp të madh. Në shenjë indinjate, qytetarët dogjën në mes të sheshit teserat e anëtarësisë në Partinë Socialiste. Po ashtu, të gjithë pjesëmarrësit nënshkruan peticionin kundër ndryshimit të statusit të bashkisë.
Të lidhura
None found
