Vuçiq nuk flet për varrezën masive në Zubin Potok, por ngre akuza për Ujmanin dhe Deçanin

Në të njëjtën ditë kur nisi zyrtarisht gërmimi i një varreze masive me shqiptarë në veri të Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk u ndal te kjo çështje, por e paraqiti Serbinë si palë të viktimizuar, ndonëse bëhet fjalë për shtetin që kishte fshehur personat e vrarë prej tij.

Të lidhura

None found

Gjatë vizitës së tij të enjten në komunën e Çaçakut, Vuçiq pretendoi se autoritetet e Kosovës po ushtrojnë terror ndaj qytetarëve serbë. Ai iu referua operacionit për shembjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën përreth liqenit të Ujmanit, si edhe vendimit të Qeverisë së Kosovës që, duke filluar nga 1 gushti, vizitat në objektet e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare të drejtohen vetëm nga ciceronë të certifikuar.

“Terrori i Prishtinës po vazhdon, por asnjë terror nuk ka zgjatur përgjithmonë”, deklaroi ai.

Vuçiq, i cili më herët ka qenë zyrtar i lartë i Partisë Radikale Serbe, i cilësoi në të njëjtën mënyrë edhe ndërhyrjet e pushtetit lokal për rregullimin e rrugëve brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

“Ata vazhdimisht shpikin diçka të re. Kur u është dashur të pranojnë vendime gjyqësore, sepse gjithçka varej prej tyre, në lidhje me evropianët, amerikanët e kështu me radhë, ata i pranuan me forcë, duke pritur një mundësi të re për të ngacmuar murgjit tanë në Manastirin e Deçanit”, u shpreh Vuçiq.

Sipas sqarimit të Komunës së Deçanit, puna në rrugët malore të kësaj Zone të Veçantë kufizohet vetëm në mbushjen e gropave, pastrimin e vegjetacionit dhe shkurreve, si dhe largimin e pluhurit të mbledhur përgjatë rrugës.

Edhe ndërhyrja pranë Ujmanit është vazhdim i aksionit të inspektoratit për prishjen e objekteve ilegale, të cilat nuk ishin larguar brenda afatit të përcaktuar nga ndërmarrja “Ibër – Lepenc”.

Deklaratat akuzuese të Vuçiqit u bënë pikërisht në ditën kur ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e akuzoi atë se nuk po tregon vendndodhjen e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur, si dhe se nuk po hap arkivat që do të ndihmonin në zbardhjen e krimeve të luftës.


Shtuar 30.07.2026 18:26

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAirezsama