Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së, deklaroi se Maqedonia e Veriut ka humbur 60.77 milionë euro nga fondet IPA.
Të lidhura
None found
Sipas tij, bëhet fjalë për financimin e Bashkimit Evropian për segmentin hekurudhor Kriva Pallankë–kufiri me Bullgarinë, i cili është pjesë e Korridorit VIII. Humbja e fondeve erdhi pasi Qeveria nuk e nënshkroi kontratën brenda afatit të përcaktuar.
Osmani theksoi se Korridori VIII ka rëndësi strategjike për mobilitetin ushtarak të NATO-s.
Ai vlerësoi se çdo pengesë ndaj këtij korridori cenon interesat e NATO-s dhe, njëkohësisht, favorizon interesin rus në rajon. /Telegrafi/
