Florian Nesimi tallet me reagimin e Apasievit për shqipen në Ministrinë e Drejtësisë: Si do të përgjigjet kur edhe provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip?

Kritikat e kreut të së Majtës, Dimitar Apasiev, për faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë kanë nxitur reagimin e Florian Nesimit. Apasiev kundërshtoi vendimin e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që faqja e institucionit të ofrohet edhe në gjuhën shqipe, një masë që synon zgjerimin e përdorimit të shqipes në komunikimin institucional.

Të lidhura

None found

Analisti politik Florian Nesimi iu përgjigj me ironi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fakti që Jeton Shasivari e ka vendosur faqen e Ministrisë së Drejtësisë edhe në shqip e paska nervozuar Apasievin. Po vallë, si do të reagojë ai kur edhe provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe?”, shkroi Nesimi.

Ndërhyrja e Nesimit bëhet në një periudhë kur shtrirja e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore mbetet temë e debatit politik në vend. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se do të ndërmarrë masa të tjera për zbatimin e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve zyrtare.


Shtuar 30.07.2026 17:00

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetciocasibom giriş