Zjarr masiv në Belsh, flakët mes Seferanit dhe Merhojës kërcënojnë banesat dhe sipërfaqet me ullinj

Pasditen e sotme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë territorin e Bashkisë Belsh, duke alarmuar banorët dhe autoritetet lokale.

Të dhënat paraprake tregojnë se flakët janë shfaqur rreth orës 16:00 në zonën kufitare mes fshatrave Seferan dhe Merhojë. Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, shkurre, bimësi dhe parcela bujqësore.

Të lidhura

None found

Disa parcela të mbjella me ullinj janë dëmtuar, ndërkohë që avancimi i flakëve po vë seriozisht në rrezik banesat pranë vatrës. Banorët janë në gjendje alarmi dhe po e ndjekin me shqetësim situatën.

Në terren janë angazhuar menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Belsh, strukturat e Emergjencave Civile, punonjësit e bashkisë dhe shërbime të tjera. Ekipet po ndërhyjnë pa ndërprerje për të izoluar zjarrin dhe për të penguar afrimin e tij drejt zonave të banuara.

Puna e zjarrfikësve po vështirësohet nga temperaturat e larta dhe era, e cila ndryshon vazhdimisht drejtimin e flakëve.

Deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Autoritetet po përqendrojnë përpjekjet në mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve, si dhe në vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Origjina e zjarrit nuk dihet ende. Pasi flakët të shuhen plotësisht, grupet hetimore dhe ekspertët përkatës pritet të kryejnë verifikime në terren për të përcaktuar shkaqet.

Banorëve u është kërkuar të mos lëvizin pranë territorit të përfshirë nga zjarri, të zbatojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet nëse konstatojnë vatra të reja, në mënyrë që ndërhyrja të kryhet sa më shpejt dhe me efikasitet.


Shtuar 30.07.2026 16:35

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetciocasibom giriş